Rezultate imazhesh për hearing test

Ju duhet të planifikoni rreth një orë për vizitën tuaj të parë. Nëse ju ndiheni më komod, ju mund të ftoni një të afërm apo mik që t’iu shoqërojë. Shumë njerëz ndihen më të sigurt në këtë mënyrë.

Audiologu  do të ekzaminoj veshët tuaj. Kjo është për të përcaktuar  problemet si dylli i tepruar apo infeksionet e veshit.

Pas shqyrtimit, audiologu apo specialisti i ORL-së do të bëjë një test të dëgjimit. Juve do t’ju jepen kufje dhe audiologu do të luajë një rend tonesh. Disa nga këto tone do të jenë me zë të lartë dhe pak më vështirë të dëgjohen. E vetmja gjë që ju duhet të bëni, është që ti tregoni ekspertit apo të shtypni një buton, kur dëgjoni ndonjë ton. Pas examinimit dhe testimit e dëgjimit, audiologu do të jetë në gjendje t’ju tregojë më shumë rreth dëgjimit tuaj dhe humbjes së dëgjimit.

Në fund të konsultimit dhe ekzaminimit, audiologu ju shpjegon mundësitë se si të rikuperoni të dëgjuarit. Ai do të prezantoje një perzgjedhje të aparateve të dëgjimit të cilat mbulojnë shkallen tuaj të humbjes së dëgjimit. Ai poashtu do tju shpjegoje edhe dallimin dhe dobitë e ketyre pajisjeve.

Tani është koha e duhur që të shtroni gjitha pyetjet në mënyrë që audiologu të ketë sa më shumë informacione të mundshme. Para takimit, kujtoni momentet kur ju hasni në vështirësi të dëgjoni (takime familjare, mbledhje zyrtare, ambiente të zhurmshme, gjatë përcjelljes së TV, telefonimit ose dëgjimit të muzikës etj.)