Tensed middle-aged business man covering ears

Tinnitus është një gjendje fizike, ndjeshmëri patologji-ke e zhurmës, oshëtimës, fishkëllimit etj.

Tinnitus në përgjithësi shkaktohet nga një problem nësistemin e dëgjimit. Ai në fakt përfaqson

një simptomë, jo një sëmundje.

 

Çfarë e shkakton tinnitus?

Ekzistojnë shumë shkaqe. Pothuajse çdo gjë që mund të shkojë keq me veshët mund të prodhojë

si simptomë tinnitus. Një shkak madhor për tinnitusështë ekspozimi ndaj zhurmave të forta.

Zhurma i shkatërron veshët.

 

Është i kuptueshëm tinnitus?

Kërkimet mbarëkombëtare janë të vazhdueshme, por mekanizmi ose procesi aktual i tinnitus nuk

është kuptuar plotësisht. Ne e dimë që tinnitus është i vërtetë, nuk është imagjinar dhe është

simptoma e keqfunksionimit të sistemit të dëgjimit (që përfshin veshët dhe trurin).

 

A vuajnë shumë njerëz nga tinnitus?

Po, miliona njerëz në botë vuajnë nga tinnitus. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë tinnitus të butë.

Me trajtimin e duhur dhe ndihmën profesionale,tinnitus mund të reduktohet për shumë njerëz.

 

Çfarë mund ta përkeqësojë tinnitus?

– Zhurmat e forta. Ekspozimi i menjëhershëm ose afatgjatë ndaj zhurmave mund të dëmtojë

dëgjimin dhe të sjellë si pasojë shurdhimin e personit dhe sëmundjen e tinnitus. Në grupin e

njerëzve që janë në një rrezikshmëri të lartë përfshihen punonjësit industrialë, fermerët dhe

punonjësit e transportit. Mundohuni të shmangni zhurmat për të mbrojtur veshët.

– Stresi dhe lodhja. Këto dy gjendje përkeqësojnë tinnitus. Mundohuni që ti minimizoni në mënyrë

që të jetoni më mirë. Terapitë e relaksim-it janë një nga metodat më të konsiderueshme të viteve

të fundit dhe që sjellin përmirësim shëndetësor.

– Mjekimet. Është esenciale për t’i thënë mjekut të familjes në lidhje me tinnitus. Disa ilaçe të

zakonshme shkaktojnë tinnitus si një efekt anësor ose mund të përkeqësojnë tinnitus. Merrni një

kujdes të veçantë me ilaçe për artrit-in dhe sëmundjen reumatik-e, ashtu sikundër edhe aspirinë,

antibiotikë dhe disa anti-depresantë.

 

Mundohuni që të eleminoni përkohësisht kafeinë-n (çaji, kafeja, çokollata) dhe alkool-in, pasi tek

disa njerëz përkeqësojnë tinnitus. Shmangni nikotinë-n dhe marijuanën.

 

A nënktupton tinnitus shurdhimin e personit?

Tinitus është simptomë e një defekti në sistemin e dëgjimit, kështu që ai është i lidhur me humbjen

e dëgjimit. Ndonjëherë, tringëllima në veshë është e pranishme me dëgjimin normal. Trajtoni tinnitus

në veshë, pasi është një paralajmërim i sinjalit të mbrojtjes kundër zhurmave të tepërta dhe

mundohuni që të shihni në çdo rast mjekun tuaj.