Close up of woman cleaning her ear with a cotton swab

Sapo zgjoheni në mëngjes, gjëja e parë që bëni është të nisni ritualin e pastrimit. Një pjesë e rëndësishme e këtij rituali është edhe pastrimi i veshëve. Shumë njerëz mendojnë që pastrimi i këtij organi duhet të jetë po aq i shpeshtë sa edhe pjesa tjetër e fytyrës dhe trupit. Një ndër mënyrat më praktike për pastrimin e tyre është përdorimi i kunjave të pambukut. Ajo që nuk dini është se ky lloj pastrimi mund të rezultojë shumë i rrezikshëm për shëndetin. Kunjat e pambukut e shtyjnë dyllin thellë brenda kanalit të veshit deri rrëzë daulles, duke rrezikuar në këtë mënyrë vetë dëgjimin. Me siguri nuk e dini, por dylli është shumë i dobishëm për veshin pasi e mbron atë nga agjentët e jashtëm si insektet apo objekte të ndryshme, si dhe parandalon formimin e baktereve kërpudhore. Ekspertët rekomandojnë të shmangni përdorimin e kunjave të pambukut pasi  veshët janë vetëpastrues. Lëkura e veshit shërben edhe si një transportues. Nëse përdorni kunja ose diçka tjetër për t’i pastrua mund të ndërprisni procesin natyror të pastrimit të veshëve. Në rast se kini probleme me dëgjimin konsultohuni me mjekun përkatës.

Revista Living.