INFORMACION MBI  DEGJIMIN


 CILET JANE FAKTORET E RENIES SE DEGJIMIT?

   
 
  • Mosha.
 
  • Ekspozimi ndaj zhurmave.
  • Trashegimia.
 
  • Infeksionet e veshit.
 
  • Otoskleroza.
 
  • Alkoli, tymi duhanit dhe disa lloje antibiotikesh .
 
  • Infeksione te forta virale.
  • Trauma te kokes.
 
  • Disa trajtime kemioterapie apo radiacioni.
   

 KUSH JANE SHENJAT E NJE RENIE DEGJIMI?

   
Fillimi i moskuptimit te fjaleve dhe keqkuptimi i bisedave.
Kerkesa bashkebiseduesit per te perseritur biseden.
Familjaret fillojne te vene ne dukje mosdegjimin tuaj
Ekzistenca e nje historie e lidhur me zhurma te vazhdueshme.
Nevoja e ngritjes se volumit te radios apo TV me shume se te tjeret

Mungesa deshires per te marre pjese ne vende ku ndjeni veshtiresi per te degjuar(restorant, kafe, festa etj)

Veshtiresia e ndjekjes se bisedave ne grup ne ambiente me zhurme
   

 CFARE DUHET TE BEJ NESE ZBULOJ QE KAM RENIE DEGJIMI?

Gjeja me e mire eshte kontaktimi sa me pare me mjekun specialist pa e lene problemin te zgjatet shume, si dhe duke shpresuar qe mund te jete nje renie degjimi e perkoheshme dhe e kurushme me mjekim.

 CFARE BEN SPECIALISTI PER TE VLERESUAR RENIEN E DEGJIMIT?

 

Ne kete rast vizita e mjekut konsiston ne pershkrimin e rastit nese renia e degjimit eshte permanente apo e perkoheshme. Nese eshte rasti i pare vazhdohet me matjet e renies se degjimit, si audiograma tonale, vokale etj.Te gjitha matjet jane pa dhembje dhe zhvillohen ne ambient zyre dhe qetesi. Nese eshte rasti i dyte (renie e perkoheshme) mjeku jep mjekimin perkates.

   

 KU DUHET TE DREJTOHEM PER RENIEN E DEGJIMIT?

Ne te gjitha vendet ku ndodhet mjeku ORL dhe sigurohet mundesia e matjeve te degjimit dhe prania e specialistit te aparateve te degjimit. Ne kliniken tone sigurohet ky sherbim me cilesi shume te larte.

   

 A MUND TE SHKAKTOJE DYLLI RENIE DEGJIMI?

 

Po. Dylli eshte nje substance e yndyrshme e prodhuar nga trupi njeriut per te mbrojtur kanalin e veshit. Sasia e prodhuar e dyllit eshte individuale dhe nuk ka asgje per tu shqetesuar nese sasia e prodhuar eshte e tepert. Eshte per tu shqetesuar nese dylli akumulohet dhe bllokon pjeserisht apo plotesisht kanalin e veshit. Ne raste te tilla mund te arrihen renie degjimi deri te shkalles se mesme. Edhe ne kete rast duhet te paraqiteni tek mjeku per te pastruar kanalin e veshit dhe per tu kthyer ne normalitet. Te moshuarit e ndjejne mjaft bllokimin e kanalit nga dylli.

   

 CFARE ME BEN TE SHPRESOJ QE RENIA E DEGJIMIT MUND TE JETE E KTHYESHME?

   
Nese keni hemoragji nga veshet.
Nese keni dhembje veshesh.
Nese keni nje humbje degjimi te menjehereshme.

Nese keni pesuar traume ne koke.

Nese keni probleme me ekuilibrin.
Ndjesia e nje presioni nder veshe.
   

 CFARE MUND TE BEJ PER TE RIKTHYER DEGJIMIN E HUMBUR?

 

Kjo eshte dicka per tu vleresuar nga mjeku specialist. Nese renia nuk eshte e perkoheshme atehere, zakonisht ajo eshte e pakthyeshme. 95%  te rasteve te tilla zgjidhen me vendosjen e aparateve te degjimit.

   

 A ME KTHEHET DEGJIMI I HUMBUR DUKE VENDOSUR APARATE DEGJIMI?

 

Asnjehere aparati degjimit nuk mund te zevendesoje veshin e njeriut, por ai do te beje te mundur rikthimin e shume zerave e tingujve qe njeriu humbet kur ka renie degjimi. Sa me sakte te jete zgjedhur aparati i degjimit, aq me i efektshem do te jete perfitimi i degjimit te humbur. Kjo shtron edhe nje here rendesine qe zgjidhja e problemit te kerkohet tek specialistet e vertete te degjimit.

   

 SA APARATE DUHET TE VENDOS NESE KAM RENIE DEGJIMI NE TE DY VESHET?

 

Ne rastet e renies se dyaneshme te degjimit eshte mire te vendosni aparat ne sejcilin vesh. Protezimi i dyanshem ben te mundur interpretimin dhe seleksionimin me saktesi te zerave. Kur eshte e dyaneshme, ne shumicen e rasteve, renia eshte e njellojte per te dy veshet, keshtu qe protezimi i dyanshem eshte shume kuptimplote. Per krahesim, vendosja e nje aparati te vetem eshte  njelloj sikur per korrigjimin e syve te vendoseshin syze vetem me nje xham (per nje sy) Ne aspektin teknik, vendosja e dy aparateve ben te mundur:

Percaktimin e drejtimit dhe distances se burimit te zerit, gje qe eshte e mundur terealizohet vetem me dy veshe.

Rritjen ne menyre te ndjeshme te aftesine se kuptuarit te bisedes si ne ambiente me zhurme ashtu edhe ne ato te qeta.
   
Rritjen e fuqise se sinjalit (zerit) te kapur nga veshet.
   

 SA ZGJAT JETA E NJE APARATI?

 

Nuk ka limite per jeten e nje aparati. Sigurisht ai do zgjase me shume sa me mire te mbahet e te ruhet. Per kete qellim shiten mjete te ndryshme pastrimi, tharjeje etj, te cilat i zgjasin jeten aparatit. Keto mjete ndodhen zakonisht ne firmen ku blihet aparati. Sidoqofte, ne shume vende nje aparat mbi 5 vjet fillon te konsiderohet i vjeter jo vetem ne lidhje me renien e rendimentit dhe numrit te riparimeve qe kerkon, por edhe pse kjo fushe eshte ne nje zhvillim shume te shpejte dhe modelet e reja qe dalin dita dites e bejne nje aparat 5 vjecar te duket shume i vjeter. Gjithesesi, nga eksperienca jone, njohim shume raste me persona qe jane duke e perdorur aparatin mbi 7 apo 8 vjet, pa i bere asnjelloj nderhyrje apo riparim.

   

 A DO TE KETE DIFEKT APARATI IM?

 

Sigurisht qe po. Aparati punon ne kushte te veshtira si, lageshtira e djerses, ambientet e pluhurit, kontakti me dyllin etj. Shpejt a vone, do te linde nevoja e pastrimeve brenda aparatit apo nderrimi i elementeve te tij. Kjo mund te ndodhe mbas 1 – 2 viteve , ne varesi te personit apo edhe llojit te aparatit. Klinika jone po specializohet qe te siguroje riparimet per nje kohe te shkurter dhe me cilesine e duhur. Cdo riparim shoqerohet me nje garanci te re prej 6 muajsh. Gjate kohes qe aparati ndodhet per riparim, ne shumicen e rasteve, pacienti ndihmohet me nje aparat tjeter rezerve. 

 SA SHPESH DUHET TE BEJ KONTROLL TE DEGJIMIT?

  Keshillohet qe matja e degjimit te behet nje here ne vit. Ne kete rast eshte mire t`i behet nje kontroll edhe aparatit te degjimit edhe pse ky i fundit  mund te mos kete pasur probleme. Per pacientet qe kane blere aparatin ne kliniken tone, kolaudimet dhe programimet me kompiuter behen pa pagese.
   
   
   
   
   
   
 




TE REJAT E FUNDIT

01 Shtator 2011

Faqja www.otofon.al hidhet online per te gjithe pacientet qe kerkojne infomacion rreth klinikes sone.

01 Qershor 2011

17 May 2011

Behet hapja e klinikes OFOFON ne Tirane.


lexo me shume..



foto album

Foto nga aktivitetet dhe sherbimet qe jane ofruar ne Kliniken tone.



reklam

...


kklko






oi