Cfare eshte ndotja akustike?

Cdo lloj ndotje e shkaktuar nga zhurma e
cila arrin shkallën mbi 85 decibel, e cila
mund të lë pasoja afatgjate tek shëndeti i
njeriut, dhe pengon jetën normale quhet
ndotje akustike.

 

 

Nga vijne keto zhurma ?

Ndotja akustike është kthyer në një tipar të zakonshëm të jetës moderne.
Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve në shtëpitë tona, në punë, madje edhe gjatë pushimeve, zhurmat e padëshirueshme ndikojnë negativisht cilësinë e jetës tonë.
Dihet se zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtim permanente të shëndetit tonë. Njerëzit që janë subjekt i niveleve të larta të zhurmës, p.sh. në diskoteka dhe koncerte muzikore, mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit si rezultat i dëmtimit të shkaktuar në sistemin e dëgjimit nga tinguj me intensitet të lartë. Dëmtime të ngjashme mund të ndodhin si rezultat i fishekzjarrëve dhe i të shtënave me
armë.

Klasifikimi : 

ZHURMA TE LARTA :
Dihet se zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtim permanente të shëndetit tonë.
Njerëzit që janë objekte të niveleve të larta të zhurmës, p.sh. në diskoteka dhe koncerte
muzikore, mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit si rezultat i dëmtimit të shkaktuar në
sistemin e dëgjimit nga tinguj me intensitet të lartë. Dëmtime të ngjashme mund të ndodhin
si rezultat i fishekzjarrëve dhe i të shtënave me armë.

ZHURMAT E MODERUARA:

Përveç këtyre niveleve të lart të zhurmës, edhe zhurmat e moderuara të shkallës 85 decibel ose dhe pak më të ulta, si tingulli i alarmit të orës ose i kositëses së barit, mund të dëmtojë dëgjimin. Dëgjimi mund të preket nga zhurma të moderuara nëse jemi subjekt i tyre për një periudhë të gjatë kohore.

Disa nga efektet negative të zhurmave në shëndetin e njeriut :

– Dhimbje dhe lodhje në dëgjim
Dëmtim të sistemit të dëgjimit
Probleme psikologjike(agresivitet, padurueshmëri)
Pengojnë përqëndrimin
Frenim në shpejtësinë e komunikimit
Shqetësime në gjumë
Efektet kondiovaskulore
Ndryshime në sistemin hormonal dhe imunitar
Ndikojnë negativisht në tretje
Rritja e tensionit etj

Efektet tek femijet:

Tek femijet,ndotja akustike ndikon negativisht ne aftesite e tyre per te lexuar dhe mesuar.Ne
klasat me ndotje akustike nxenesit tregojne performance me te ulet sesa nxenesit e nje klase
pa ndotje akustike.