Mosha e avancuar është shkaku më kryesor i humbjes së dëgjimit. 1 në 3 njerëz nga mosha 65-74 vjeç ka rënie dëgjimi. Pas 75 vjeç, ky raport shkon 1 në 2 njerëz. Kërkuesit nuk e kuptojnë plotësisht pse dëgjimi ulet me moshën. Mundet të jetë ekspozimi ndaj zhurmave gjatë tërë jetës dhe faktorë të tjerë dëmtues që prishin mekanizmat delikate të veshit.

Gjenetika gjithashtu luan rol

Zhurmat e ulin dëgjimin në qoftë se janë të larta ose të vazhdueshme, shkruan “shëndeti”. Në disa vende pune, veshët ekspozohen në zhurma të larta çdo ditë, të tilla janë: ushtria, minierat, fabrikat, bujqësia, transporti, klubet e natës.

Shkaktarët e rënies së dëgjimit konduktive janë të shumta. Mund të përmendim:
Keqformimet e veshit të jashtëm, kanalit të dëgjimit ose strukturave të veshit të mesëm.
Lëngu në veshin e mesëm (otit media me efuzion)
Infeksione të veshit (otit media akut)
Alergjitë
Disfunksion i tubit të Eustakut
Perforacion i membranës timpanike
Tumoret beninje
Tapat e dyllit
Trupat e huaj në kanalin e veshit
Infeksion i kanalit të jashtëm
Otoskleroza

Shkaktarët e rënies së dëgjimit sensorineurale janë:

Ekspozimi në zhurma të mëdha
Traumat e kokës
Viruse
Sëmundje autoimune të veshit të brendshëm
Rënie dëgjimi familjare
Rënie dëgjimi nga plakja (presbiakuzia)
Keqformime të veshit të brendshëm
Sëmundja Meniere
Tumoret

Sa shqetësuese dhe e zakonshme është rënia e dëgjimit?
Rënia e dëgjimit është shumë e shpeshtë dhe shumica e njerëzve e kuptojnë që mund të prekë gjithsecilin nga ne, në çdo kohë gjatë jetës. Po të flasim për statistika, mund të themi se 20% e amerikanëve raportojnë disa shkallë të rënieve të dëgjimit. Në moshën 65-vjeçare, 1 nga 3 njerëz ka rënie dëgjimi. 60% e njerëzve me rënie dëgjimi janë persona aktivë. Rreth 2-3 në çdo 1000 fëmijë në Amerikë lindin me një rënie dëgjimi të detektueshme në njërin apo të dy veshët. Përreth 15% e fëmijëve të moshës shkollore (6-19 vjeç) kanë rënie dëgjimi