Pyetja më e shpeshtë e pacienteve  është çmimi i aparateve për dëgjim?. Nuk është befasuese sepse aparatet për dëgjim nuk janë temë kryesore dhe publiku i gjerë nuk di shumë për to.  Si mjet ndihmës i medicinës e cila duhet t’iu shërbej njerëzve me dëgjim të dëmtuar dhe nuk dëgjojnë mirë, aparatet për dëgjim kanë dallim të madh në çmim të cilët varet nga niveli i teknologjisë e cila është përbërë për secilin model. Dallimi i nivelit të teknologjisë i klasifikojnë mundësitë e secilit model të aparatit për dëgjim, dhe vetë kjo ka ndikim në çmimin e aparatit për dëgjim.

Aparatet për dëgjim janë prodhim i teknologjisë më bashkëkohore dhe gjithmonë janë një hap para gjithë prodhimeve tjera në industrinë e elektronikës. Atë e karakterizon kërkesa për miniaturë cilësore, konsum të ulët të energjisë dhe sigurim i lartë i punës shumëvjeçare, të gjitha arritjet në elektronikë më së shpeshti  aplikohen për herë të parë në industrinë e aparateve për dëgjim. Për shembull, tranzistori i parë në botë, për të cilën  është ndarë edhe çmimi Nobel, industrija së pari është përdorur në aparatet për dëgjim, ka pasur kërcim të madh në miniatur dhe konsum të vogël të baterive në kohën e saj.

Për dallim nga celularët bashkëkohor, të cilat janë të njohur dhe të afërt për të gjithë, aparati për dëgjim është i pakrahasueshëm në madhësinë e tij të vogël dhe bateritë zgjasin më shumë, mirëpo edhe siguria në punën e saj matet me vite.

Përveç kësaj njerëzit në përgjithsi nuk e dinë që çmimi i aparatit në të vërtetë është shumë e shërbimit të plotë të cilën përdoruesi e fiton për dëgjim më të mirë. Ky shërbim fillon nga ardhja juaj në një nga Klininikat Otofon ku së pari kryhet biseda me Audiologun ku dhe në bazë të audiometrisë bëhet vlerësimi se cili model i aparatit ju përshtatet sipas shkallës së dëmtimit të dëgjimit. Pas asaj provohen modelet e aparateve që ua propozojnë,  rregullohet aparati në përputhshmëri me shkallën e dëmtimit, në fund sipas përshtypjes së pacientit dhe ndjeshmërisë zgjedhet aparati për dëgjim i cili më së shumti përshtatet.  Pas saj ndiqet progresi i përdoruesit në kuptimin e fjalës, analizohet progresi dhe bëhet rregullim plotësues.

Ai është proces i përhershëm dhe shërbim i rëndësishëm të cilën ua ofrojmë pacientëve , që të sigurojnë shërbime më të mira për dëgjim dhe pas viteve të blerjes së aparatit. Në Otofon të gjitha këto shërbime janë falas.

 

Në çmimin e aparateve për dëgjim ndikojnë edhe shërbime të ndryshme në procesin për dëgjim më të  mirë:

 

  1.  Diagnostifikim i gjendjes së dëgjimit: përfshin metoda të ndryshme ( audiometrija, timpanometrija, )
  2. Kontroll profesional i dëgjimit  dhe përcaktim të shkallës së dëmtimit
  3. Në bazë të shkallës së dëmtimit të dëgjimit bëhet përzgjedhja dhe programim i aparateve për dëgjim
  4. Pas përzgjedhjes së modelit të përshtatshëm bëhet rregullim nëpërmjet softverit special, kryhet trajnim i pacientit për përdorimin e aparatit për dëgjim
  5. Si dhe me kalimin e kohës dëgjimi ndryshon, kshtu që duhet të bëhen korigjime në rregullimin fillestar të aparateve për dëgjim
  6. Kontroll i rregulltë për saktësinë e aparateve për dëgjim
  7. Info shërbimi për përdoruesit e cila është në dispozicion nëpërmjet internetit, telefonit etj.

 

 

Per te marre nje informacion me te plote rreth cmimeve, plotesoni formularin e mesiperm.