Aktorja legjendare, sot 80 vjeç, rrëfen ekskluzivisht për LIVING problemet e saj me dëgjimin dhe sesi OTOFON e ka ndihmuar t’i kthehet sërish një jete normale. Dikur, ajo e kishte të vështirë të dëgjonte zilen e telefonit, ndërsa sot dublon dokumentarë dhe interpreton në filma e teatër…

SI NISI GJITHCKA
“Në vitin 1983, gjatë një skene me kolegun tim Bep Shirokën, unë dëmtova rëndë veshin e djathtë. Skenat e shuplakave janë të zakonshme në film apo shfaqje teatrale, por duhet të bësh kujdes që të mos dëmtohesh. Ishte një skenë ku Bepi duhej të më godiste me shuplakë dhe unë supozohej të ktheja kokën mënjanë, që të mos vritesha. Nuk di sesi, por unë e pësova vërtet atë shuplakë, që ishte shumë e fortë e që do bënte qysh në moment të më erreshin mendtë e të ndieja dhimbje. Por pas reagimit fillestar, u duk se nuk pata ndonjë ndërlikim, derisa vite më vonë, kur m’u shfaqën problemet e para me dëgjimin, doktorët me thanë se kisha
dëmtuar daullen e veshit të djathtë, pikërisht gjatë asaj goditjeje”.

PROBLEMETE PARA
“Ishte një periudhë kur unë flija në Teatrin Kombëtar, në disa kabina të sajuara, por që i kishin të gjitha kushtet. Një ditë kisha ndezur radion dhe më kishte zënë gjumi me të ndezur dhe zonja që kujdesej për mirëm bajtjen e kabinave më trokiti në dhomë e më tha: “Habitem si arrin të të zërë gjumi me radion në kupë të qiellit”. Kur më vonë mora vesh se kisha probleme me dëgjimin, m’u kujtua kjo ndodhi”.

VIZITA TE DOKTORI
“Në `99-ën kam bërë vizitën e parë te mjeku ORL, i cili më tha se më ishte dëmtuar daullja e veshit të djathtë dhe për këtë arsye nuk dëgjoja mirë nga ai vesh. Isha në Amerikë për vizitë te Ermira Babaliu, e cila e vuri re që kisha një problem dhe më caktoi urgjentisht vizitën te një mjek shumë i mirë. I jam tepër mirënjohëse për këtë. Doktori amerikan më dha një orecchino që ishte praktik, por duke qenë se unë nuk dija ta përdorja mirë, nuk përfitova shumë prej tij.
Po atë vit skenaristi dhe regjisori Ruzhdi Pulaha më ofroi një rol në
shfaqjen teatrale “Streha e të harruarve”. I thashë që nuk e bëja dot, pasi nuk i dëgjoja thuajse fare kolegët në skenë. Problemi im mbërriti deri te Ministri i Kulturës i asaj kohe, Bujar Leskaj, i cili dha urdhër që të më siguronin urgjentisht një aparat. Ma sollën pas fare pak kohësh nga Holanda dhe i jam mirënjohëse z. Leskaj, sepse pasi vura atë aparat unë mund të ngjitesha sërish në skenë”.

SI E KA NDRYSHUAR JETEN TIME
APARATI I DEGJIMIT
“Pasi vendosa aparatin e dëgjimit në OTOFON, jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht. Por pasi të flas konkretisht për përfitimet, dua të them se këtu kam gjetur jo vetëm profesionistë, por dhe njerëz të mrekullueshëm, që të bëjnë të ndihesh rehat, të ndihesh mirë dhe mbi të gjitha kujdesen për mua edhe pas vendosjes së aparatit. Kjo është shumë e rëndësishme për një pacient me probleme si ky, të ndihen të respektuar dhe të trajtohen mirë nga ata njerëz që munden të ndryshojnë rrënjësisht jetën tonë.
Edhe me mua kështu ka ndodhur… Përpara se të vendosja aparatin e ngrija zërin e televizorit në kupë të qiellit dhe nuk e uptoja,derisa fqinjët më dërgonin sinjale duke goditur në mur, ngaqë i shqetësoja. Nuk dëgjoja telefonin dhe as zilen e derës, kurse sot flas rehat në celular, dubloj dokumentarë si dhe mund t’u them “po” roleve që më pëlqejnë. Meqë ra fjala, kam marrë katër role që do t’i realizoj gjatë muajve në vazhdim”.

REVISTA LIVING