Rreth Nesh

Informacion rreth Klinikes
Telefono tani +355 66 2053 170

Klinika Otofon

Objektivi i Otofon eshte te permisoje kualitetin e jeteses te individeve qe kane humbur ose kane problem me degjimin. Permes profesionalizmit te bashkepuntoreve tane dhe zhvillimit te teknologjive te reja qe disponojme, ju mbeshtesim drejt nje rrugedalje per problemet e shkaktuara nga mos degjimi.Otofon eshte kompania lider ne montimin e aparateve te degjimit.

Qendra Otofon gjendet ne Tirane ne adresen: Rr. Qemal Stafa Nr. 5(20m mbi Ambulancen Qendrore) Tirane. Hapsirat jane te pajisura me aparatura audiologjike me te zhvilluara dhe qe perdoren nga teknike audioproteiste sikurse dhe mjeke te specializuar ORL. Kjo ne menyre qe te sigurohet nje sherbim komplet e profesional. Ne qendren tone pervec ekzaminimeve audiologjike, vihen edhe aparate degjimi te cilisise se larte.

Klinika Italo Shqiptare Otofon eshte themeluar ne Qershor te vitit 2011 nga: Z. Andrea Palmieri mjek Italian ORL, Z. Matteo Pontoni, psikolog dhe audiprotesit Italian sikurse dhe nje mjek stomatolog shqiptar. Qellimi i kesaj klinike eshte te trajtoje dhe te diagnostikoje probleme te veshit, degjimit sikurse edhe sugjeron aparate degjimi te markes “Beltone”- kompani nderkombetare per prodhimin e aparateve dhe aksesoreve te degjimit. Bashkepunimi i ngushte qe klinika Otofon ka me spitalin me specialitete te ndryshme Salus ne Tirane e ben qe sherbimi dhe cilesia te vije duke u rritur me kalimin e kohes. Ajo qe ne deshirojme eshte qe kjo klinike te tregoje nepermjet punes dhe sherbimit cilesine per ate qe sejcili nga ne ka nevoje sidomos ne shendetesi. Profesionalismit i Z. Roberto Pontoni audioprotesist ne Itali me nje experience 40 vjeçare ben qe te jete present çdo muaj me vizita sikurse dhe trajnime te here pas hershme te kryera per personelin e klinikes Otofon(audioprotesiste)

Klinika ka faqen e saj zyrtare: www.otofon.al , te krijuar ne Korrik te vitit 2011 sikurse ka dhe nje llogari ne rrjetin social Facebook: Otofon Albania

E veçanta e klinikës sonë

Qendra jonë, e ndërtuar mbi një themel të fortë të eksperiencës italiane, sjell në Shqipëri avantazhet e teknologjisë më të fundit të ekzaminimit dhe trajtimit të çdo problemi që lidhet ngushtë me dëgjimin. Këto metoda të reja të ekzaminimit shënojnë një hap të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së shërbimit, sepse ne mendojmë që dëgjimi është një e drejtë e lindur bashkë me njeriun dhe meriton një shërbim të cilësisë së lartë.

Objektivi, mbi të cilin qendra jonë nuk bën asnjë kompromis, është që përmes profesionalizmit, eksperiencës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me specialistë të tjerë, të përmirësojë jetën e indvidëve që mbartin probleme me dëgjimin. Çdo pjesëtar i stafit tonë mjekësor jep kontributin e çmuar në aplikimin korrekt të një diagnoze dhe në suksesin e ndjekjes së mëtejshme të saj. Për të lehtësuar diagnostikimin e hershëm të një uljeje të dëgjimit, në mënyrë që protezimi të jetë sa më i suksesshëm, kemi ndërmarrë disa nisma: